Skip to content

Në shtator i drejtoi pistoletën të vëllait duke e kërcënuar për pronën, kush është ‘i forti’ që i hodhën në erë makinën në oborrin e shtëpisë

 

Nazmi  Bandulla personi në makinën e të cilit shpërtheu tritoli është një person i njohur për blutë e Shkodrës. Fax News mëson se vetëm 3 muaj më parë, ai u arrestua në flagrancë pasi, pak para mesnatës së Shtatorit, ka kërcënuar me armë zjarri tip pistoletë, pas një konflikti për motive pronësie, vëllanë e tij shtetsin A. Bandulla. 38-vjeç, i cili banon në të njëjtën ndërtesë me autorin.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Partizani” të qytetit të Shkodrës,teksa policia njoftonte se e kishte arrestuar në flagrancë 44-vjeçarin.

Bandulla kërcënoi me armë zjarri tip pistoletë, pas një konflikti për motive pronësie, vëllanë e tij. Shërbimet policore,  së bashku  armën e zjarrit tip pistoletë Bareta, me një fishek në fole, sekuestroi  edhe 38 copë fishekë, te kalibrit 9mm, në cilësinë e provës materiale”.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ngriti akuzat ndaj tij për veprën penale “Kanosje me armë zjarri” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.