Alfred Cako i ftuar në “Zonë e Lirë” ka thënë se sipas tij, koronavirusi është një komplot botëror. Sipas tij, vaksina ndaj Covid-19 do të fusi një mikroçip në trupin e njeriut që do i kontrollojë ata. “Jo më vaksinë me forcë! Jo më karantinë! 5G? Referendum!’, shkruhet në bluzën që Cako ka sjellë në studio.

“Do shkojmë drejt vaksinimit me detyrim, do ta shohësh deri në fund të shtatorit. Këta tanët janë rreshtuar me OBSH në këtë luftë, me Bill Gates që është i interesuar të bëjë vaksinat, shpikin viruse për të shpikur vaksinat për të na çuar në mikroçipim, të na kontrollojnë si skllevër”, ka thënë Cako.

Në 2 qershor në orën 12:00, Alfred Cako do të mbledhi sa më shumë njerëz në Bulevard. “Në shtator-tetor, i gjati do fillojë lockdown (izolim) prapë për t’i trembur njerëzit. Janë të manipuluara shifrat e viktimave në shumë vende. Ky është komplot i madh botëror”, ka shtuar Cako.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re