Skip to content

“Në shtëpi rrimë me frikë” Sa banesa dëmtoi tërmeti në qarkun e Dibrës

Autoritetet kanë bërë me dije se afro 110 banesa u dëmtuan lëhtë dhe mesatarisht gjatë serive të lëkundjeve në qarkun e Dibrës, të cilat kulmin e patën me tërmetin e datës 29 tetor, me magnitudë 4.7 Rihter.

75 banesa kanë pësuar dëme të lehta, ndërsa 35 banesa kanë dëmtime të mesme. Aktualisht rezulton se Fushë- Bulqiza ka numrin më të lartë të shtëpive të dëmtuara (28).

“Nga verifikimet në terren u konstatuan të dëmtuara 110 banesa, nga të cilat 70-75 banesa të dëmtuara lehtë dhe 30-35 banesa me dëmtime të mesme të shoqëruara me kërkesat e qytetarëve sipas Njësive Administrative të ndara si më poshtë vijon;

Njësia Administrative Shupenzë 25 banesa.
Njësia Administrative Zerqan 22 banesa.

Njësia Administrative Fushë-Bulqizë 28 banesa.
Njësia Administrative Gjoricë 11 banesa.
Njësia Administrative Ostren 9 banesa.
Njësia Administrative Trebisht 6 banesa.
Njësia Administrative Martanesh 6 banesa.
Njësia Administrative Bulqizë, 4 banesa.
Grupet e verifikimit të Bashkisë Bulqizë janë në terren për verifikimin dhe vlerësimin e dëmeve në territor.”
-njoftuan autoritetet.

Çfarë thonë banorët e qarkut të Dibrës?