Dhimbja ka pllakosur në fshatin Romanat të Durrësit. Jeta e tre te vegjëlve trinjakë Artur, Valerio dhe Alesio, u ndërpre në moshën 4-vjeçare, teksa dhoma në të cilën po qëndronin u përfshi nga flakët. Ngjarja tragjike i ka tronditur të gjithë. Daja i vogëlusheve tregon detajet e asaj qe ndodhi ne banesën e familjes Koçi.
 
Ende nuk është përcaktuar se çfarë e shkaktoi zjarrin, por familjarët mendojnë se ka qene një loje e fëmijëve me shkrepëse. Ngjarja e dhimbshme ndodhi teksa trinjakët ndodheshin të vetëm në banesë. Ekspertiza mjeko-ligjore flet për asfiksi dhe djegie të shkallës së larte të trupave, çka solli edhe vdekjen e tre te miturve.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re