Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “AKTUALITET” me Juela Meçanin, ku ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas Shehit, edhe vetë votuesit e Kryeministrit Rama do të zhgënjehen shumë shpejt për faktin që e votuan përsëri një “kufomë politike” si Rama, i cili për 8 vite u pa që s’bëri gjë.

“Disa prej tyre dhe në mënyrë të sinqertë mendojnë se kanë bërë zgjedhjen më të mirë. PS me çdo mjet është munduar të largojë çdo alternativë. Vetëm ideja e ndryshimit në vetvete është pozitive, edhe në mos jetë interpretuar në mënyrën më të mirë. Kshuqë dua të them që këto zotëritë që kanë votuar Edi Ramën dhe jo e majta, sepse me thonë të drejtën s’ka asgjë të majtë. Që paratë i marrin 10 biznesmenë dhe mijëra shqiptarë marrin akoma një rrugë 250 mijë lekë. Kjo qenka e majta? Këto kanë prodhu kapitalizmin më të egër në të gjithë Europën lindore. Në asnjë vend nuk është bërë kjo barbari në shpinë të qytetarëve të vetë. Edhe ata që kanë votu, të jenë të sigurtë që brenda disa muajsh do të zhgënjehen që i dhanë akoma frymëmarrje një kufome politike që nuk mund të prodhojë kurrgjë për Shqipërinë. Këtë e them jo pse duhet të vijë pala tjetër, por sepse u bëmë 8 vjet me ta. Çfarë do provojmë më? 8 vjet që vriten përnatë, për 3 ditë janë vrarë katër vetë. 8 vjet që të gjitha dokumentat ndërkombëtarë që na bëjnë më keq. 8 bvjet që rrimë te dera Europës. Ore qytetarë të nderum që keni votu, po për çfarë keni votu? ” deklaroi Shehi.

Më tej, Shehi u shpreh se fatkeqësisht shqiptarët i turren pushtetit në çdo formë dhe nuk pyesin nëse e bëjnë këtë me mjete demokratiek ose jo, gjë e cila nuk egziston në shtetet e tjera.

“Pse nuk ka traditë të mirë me zgjedhjet? Nuk është puna që ka bërë hajër në fusha të tjera. Ky është reflektimi i ambientit shqiptar, i shoqerisë shqiptare, politikës. Fatkeqësisht me thonë të drejtën të zgjedhjet është më keq. Pse? Sepse nga zgjedhjet bëhet pushteti dhe shqiptarët i turren pushtetin me çdo mjet. Ata të gjithë thonë duhet me i fitu zgjedhjet, edhe me mjetet që nuk janë demokratike. Nëpër vendet e tjera nuk egziston ky mentalitet. Kjo tregon që shoqeria shqiptare ka një prapambetje të madhe,” tha Shehi.

Dashamir Shehi së fundmi foli dhe për detyrën që kanë politikanët shqiptarë, që sipas tyre duhet të tërheqin para pjesën tjetër të popullsisë, duke qenë se vetë mund të quhen pak më të iluminuar.

“Po çfarë na takon neve që merremi me politikë? Nuk po ja vë emrin e madh klasa politike, se me thënë të drejtën kur e shoh atë parlamentin nuk është se më inspiron shumë si klasë politikë. Ne e kemi për detyrë një pjesë si të thush më e emancipume, më e iluminume ta tërheqim para pjesën tjetër dhe t’i themi “ore kjo punë nuk shkon më”. Sepse kjo punë e ndarjes së pushtetit pasuron vetëm një grusht njerëzish. Edhe ata që kanë votuar PS-në këtë radhë nuk janë fitues të këtij pushteti të ri”, tha Shehi.

(E.H/Faxweb.al)

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re