48.8! Një “rekord” i paregjistruar më parë në të gjithë Europën, por një rekord që askush nuk e ka ‘zili’.

48.8 graDë celcius ka regjistruar termometri në Floridia të Siçilisë (Itali), temperatura më e lartë e regjistruar në Europë. Media italiane e ka përcjellë lajmin, përfshi këtu dhe njoftimin e shërbimit agro-meteorologjik të Siçilisë (postimi i mëposhtëm)

Nëse e dhëna do të konfirmohet plotësisht (nga autoriteti ndërkombëtar- WMO), atëherë temperatura e matur do të jetë më e larta e regjistruar ndonjëherë në të gjithë kontinentin. Sipas WMO (Organizata Ndërkombëtare Meteorologjike) temperatura më e lartë e regjistruar në Europë, i përket vitit 1977 në Athinë, ku termometri kapi 48 gradë celcius.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re