Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një tjetër aktivitet në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se në këto zgjedhje nuk janë parti në garë, por “një forcë qeverisëse sot dhe nesër”!

Teksa shigjetoi Presidentin, kryeministri Rama  u shpreh 25 prilli është një udhëkryq, ku shqiptarët do të zgjedhin mes drejtësisë dhe Ilir Metës.

“Ne nuk jemi një nga partitë në garë, ne jemi forca qeverisëse sot dhe nesër. Për ne kjo fushatë nuk është një hapësirë për të ngritur në radhë premtimet tona, por është një mundësi për t’ju  njohur me planin tonë konkret.

25 prilli është një udhëkryq për drejtësi dhe në 25 prill si kundër, na ka ndihmuar Presidenti aktual që flet dhe në emër të atij më famëkeq president të kësaj republike, ju do të vendosni me drejtësinë apo me Ilir Metën. Me reformën në drejtësi apo me koalicionin KCK-PD-LSI” tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re