Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u  prit nga ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.

Ministri Hasani me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se ky është një moment kyç i nxitjes së lidhjeve dypalëshe. Po ashtu ministri shprehet se janë në solidaritet me Ukrainën.

“I nderuar të mirëprisja në Tiranë, Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Ky është një moment kyç për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe të qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë.”, shkruan ministri Hasani.

E MËRKURË, 28 SHKURT
09.00 – Presidenti Zelenskyy do të mikpritet
nga kryeministri Rama, në Kryeministri.
Mediat do të kenë akses në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Këshillit
të Ministrave.
09.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një
takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës,
Zelenskyy.
9.30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve.
10.10 – Firmosja e marrëveshjes mes
Shqipërisë dhe Ukrainës
11.00 – Doorstep dhe mbërritja e liderëve
(Pallati i Kongreseve)
11.30 – Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i
Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë
fjalët hapëse të Sesionit.
13:00 – Foto familjare
13.30 – Kryeministri Rama dhe Presidenti i
Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, do të mbajnë
një Konferencë të përbashkët për shtyp

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re