Skip to content

Në SPAK për masën, Monika Kryemadhi ndryshon look. Batuta me gazetarët

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në SPAK, në zbatim të vendimit të gjykatës për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Kryemadhi hyn e vetme në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa shkëmben batuta me gazetarët. Sicc shihet nga pamjet, Kryemadhi shfaqet me një look të ri, pasi ka ndryshuar modelin e flokëve.

Ndërkohë, pas daljes nga SPAK, gazetarët e ngacmuan Kryemadhin duke i thënë se “duket sikur ka përqafuar stilin e Justin Bieber në fillimet e tij në muzikë”.

Kjo e fundit u përgjigj me humor: “Është i njëjti model, por me disa ndryshime të tjera.”.