I shtruar prej nëntë ditësh në spitalin Evangelismos në Athinë për shkak të infektimit nga koronavirusi, kryepeshkopi i Tiranës-Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos është në gjendje të qëndrueshme.

Kështu bën të ditur për “News 24”, ambasadorja shqiptare në Greqi Luela Hajdaraga, e cila vijon interesimin e vazhdueshëm për gjendjen e kreut të Kishës Ortodokse shqiptare.

Kryepeshkopi Anastas vijon kurimin dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve të spitalit grek.

loading...