Bisedimet e paqes të sponsorizuara nga OKB për t’i dhënë fund gati katër viteve të luftës civile në Jemen do të mbahen në Suedi.

Një ekip i OKB-së do të punojë së bashku me delegacionet e qeverisë së Jemenit dhe rebelët e Houthit në kështjellën Johannesbergs jashtë Stokholmit për të mundësuar bisedime joformale për shkak të ngjarjeve të ndodhura javëve të fundit.

Lufta ka shkaktuar krizën më të keqe humanitare në botë kohët e fundit.

Mijëra njerëz kanë vdekur në luftime dhe miliona janë të rrezikuar nga kriza e urisë.

Konsultimet po rifillojnë për herë të parë që nga viti 2016. Përpjekja e fundit të negociuara për paqe u shembën në shtator kur Houthët nuk arritën të shfaqen në Gjenevë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re