Në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë në Rripin e Gazës janë dëmtuar objektet shëndetësore dhe arsimore si dhe shtëpitë e civilëve.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Arsimit të Palestinës thuhet se në sulme është dëmtuar një prej objekteve. Si pasojë e bombardimit të zonës në jug të qytetit Gaza nga avionë luftarakë izraelitë, janë dëmtuar edhe disa shtëpi të cilëve.

Ebu Mahir, një prej banorëve të zonës Tuffah në lindje të Gazës, tha se sulmet u kryen gjatë përgatitjeve për syfyr. Ai theksoi se përjetimet kanë krijuar frikë dhe tmerr tek njerëzit, kryesisht tek fëmijët dhe të moshuarit.

Ministria palestineze e Shëndetësisë thekson se sulmet kanë shkaktuar dëme në spitalin e fëmijëve Ed-Durra i cili ndodhet në lindje të qytetit Gaza.

– Çfarë ka ndodhur?

Ndërhyrja e policisë izraelite dy net njëra pas tjetrës duke përdorur forcë joproporcionale me bomba zëri, plumba plastik dhe shkopinj gome ndaj muslimanëve në Xhaminë Al-Aksa, përshkallëzoi tensionet dhe shkaktoi incidente në Kudsin Lindor.

Ushtria izraelite njoftoi se një seri raketash u lëshuan nga Libani drejt rajoneve veriore të Izraelit dhe se në rajonet në veri të vendit janë aktivizuar sirenat paralajmëruese. Po ashtu ushtria izraelite informoi se edhe në orët e mbrëmjes nga Libani janë hedhur 3 predha mortaje në veri të Izraelit.

Shërbimi i ndihmës së urgjencës “Ylli i Kuq i Davidit” tha se në sulme u plagos lehtë një izraelit që u godit nga copëzat dhe se një person është plagosur teksa shkonte në strehimore.

Ushtria izraelite njoftoi se raketat u lëshuan nga elementët e Hamasit të vendosur në Liban dhe bënë përgjegjës Hamasin për sulmet.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re