Në sulmet që Izraeli ka kryer në Rripin e Gazës nën bllokadë, u martirizua një baba me 3 fëmijët e tij.
Sipas informacioneve të marra nga ekipet e Mbrojtjes Civile, mësohet se ushtria izraelite ka bombarduar në mënyrë intensive pjesët veriore të Gazës.
Nga rrënojat e një shtëpie të shembur nga bombardimet izraelite në zonën Beit Lahia u nxorën trupat e pajetë të një babai palestinez bashkë me 3 fëmijët e tij.
Ekipet e Mbrojtjes Civile janë duke vazhduar punimet e kërkim-shpëtimit në rrënojat e shtëpive të shembura nga bombardimet ajrore në zona të ndryshme të Gazës.
Në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë që nga 10 maji e deri më tani në Rripin e Gazës janë martirizuar 109 persona, përfshirë 28 fëmijë dhe 15 gra, ndërsa janë plagosur 621 të tjerë.
