Skip to content

“Ne të mëshirojmë duke të vrarë”- Pedagogu për Parashqevi Simakun: Nuk na takon ta gjykojmë! Nëse duam ta ndihmojë, ta bëjmë pa shfrytëzimin e vuajtjes për protagonizëm

Pedagogu Ergys Mërtiri, gjatë diskutimeve për këngëtaren Parashqevi Simaku, e cila u rishfaq pas shumë vitesh në Nju Jork si një e pastrehë, është shprehur se ‘ne mëshirojmë duke vrarë’.

Në studion e emisionit ‘Open’ në News24 është shprehur se nuk na takon të gjykojmë jetën e tjetrit, teksa theksoi se “nëse duam ta ndihmojë, ta bëjmë pa shfrytëzimin e vuajtjes së tjetrit për like apo protagonizëm”.

Ergys Mërtiri: “Përveç vuajtjes që ka një person, kjo mënyrë që të mëshirojmë ne është për ta vrarë, për ta shqyer në publik. Publiku ka etje për të vëzhguar gjithçka. Vuajtja jote është epshi i tij.

Turma kërkon sehir, shfaqjen e radhës dhe ky është spektakli i vuajtjes. Vuajta kërkon respekt, duhet respektuar. Mënyra më e mirë është për ti garantuar intimitet. Në momentin që ia vjedhim këtë intimitetet nuk po e respektojmë vuajtjen e tij.

Ne nuk e ndihmuam fare kështu. Mund të shkonte dikush në një institucion, pa e nxjerrë në media. dhe të kishte kërkuar ndihmë. Por ky vend të vret, nuk të ndihmon. Nëse do kishte dashur ta ndihmonet, do e bënte.

Ne, në kulturën tonë nuk e kemi respektin për privatësinë e tjetrit. Ne duam të të nxjerrim lakuriq në sy të njerëzve.

Vetë Parashqivia, ajo që ka bërë gjatë kësaj kohe, është vetmuar. Nuk ka ardhur këtu. Mund të vinte të shkonte në një fushatë, ka preferuar ta bëjë dhe ka mbajtur mbi super e veta hallin e vetë.

Nuk na takon ne të gjykojmë jetën e tyre. Nëse duam ta ndihmojë, ta bëjmë pa shfrytëzimin e vuajtjes së tjetrit për like apo protagonizëm.

 

“”