Në banesën e Orgest Bilbilit, i cilësuar si “killeri” nga Lushnja pasi është i dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale, janë gjetur nga policia dhjetra tekefona celularë dhe një shumë e madhe parash.

“Nëse do çkodohen, mund të sigurohet informacion i detajuar”, tha gazetarja Klodiana Lala, e cila bëri me dije se në banesën ku ai jetonte gjithashtu u gjetën edhe stema të policisë.

“Fakti që personazhet e botës së krimit mesa duket e kanë ves të vjetër se sa herë në baneset e tyre ushtrohet kontroll gjenden shenja sinjalizuese të policisë, në banesën e Orges Bilbilit janë gjetur stema policie e stema të tjera që mesa duket i përdorte të lëvizte i pashqetësuar nga uniformat blu”.

Detajet nga dita kur ai u plagos dhe më pas u arrestua, i dha gazetarja Lala në emisionin Kjo Javë në News24, duke cituar elemente nga raporti sekret i Policisë.

Ajo madje iu referua edhe një bisede me një burim të saj, i cili i ka thënë që edhe pse krimi duket sikur ka rënë në gjumë këto kohë karantine, “po të dëgjosh ato që ne dëgjojmë në përgjime, kupton që nuk kanë ndalur aktivitetin e tyre”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re