Një gjurmues është instaluar në smartphona, edhe pse përdoruesit e tyre nuk e kanë shkarkuar dhe nuk janë në dijeni.

Në fakt, eshte një gjurmues i koronavirusit. Apple dhe Google e kanë instaluar automatikisht në aparatet celulare këtë funksionalitet të ri.

Kujtojmë këtu që dy kompanite e medha janë duke punuar së bashku për të krijuar një aplikacion që do të gjurmojë personat e infektuar nga koronavirusi, një përpjekje kjo për të frenuar sa më shumë përhapjen e sëmundjes.

Megjithatë, edhe pse ky funksionalitet është instaluar në celularët tuaj, nuk është ende aktiv. Kjo për shkak se është projektuar që të punojë me aplikacionin për gjurmimin e koronavirusit, që në fakt është ende në ndërtim e sipër. Funksionaliteti gjurmues është jo aktiv aktualisht.

Por ekspertët thonë se gjurmuesi mund të qëndrojë i fikur edhe pas instalimit të programit të koronavirusit, pasi të jetë ndërtuar. Përdoruesit e celularëve inteligjentë mund ta fikin sa herë të duan përmes një komande që do të shfaqet tek menuja “Settings”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re