Shumë studiues e shkencëtarë kanë mbetur të habitur nga një zbulim i bërë krejt rastësisht në Oqeanin Atlantik, në një thellësi prej 1.7 miljesh (2.73km). Në fundin e oqeanit janë gjetur një numër gropash të cilat janë në linjë mes tyre.

Zbulimi u krye nga NOAA (Administrata Nacionale Oqeanike e Atmosferike), e cila kishte dërguar në zonë një mjet nënujor (telekomanduar). Grupi i studiueve që pa për herë të parë gropat, tha se ato dukeshin sikur ishin bërë nga njerëzit. Por mënyra sesi janë kryer, mbetet ende një mister.

Ekipi i studiuesve po mundohet të hetojë një zonë jo shumë të njohur të fundit të detit, ku ndodhet një vargmal i gjatë nënujë. (Mid-Atlantic Ridge).

“Në sediment vërejtëm disa si këto sete vrimash. Ekzistenca e tyre është raportuar edhe më parë, por origjina e tyre mbetet mister. E teksa ato duken sikur janë bërë nga dora e njeriut, sasia e sedimentit përreth gropave, e bën të duket sikur gropa është hapur nga… diçka“- u shprehën nga NOAA.

Artikulli u botua nga ‘The Sun’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re