Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur pikërisht momentin kur në Tiranë protestohet, për të prezantuar hapjen e garës ndërkombëtare për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Në ERTV-në, ka nisur një prezantim i këtij projekti nga ministrja e Infrastrukturws Belinda Balluku, ndërkohë që policia vijon përleshjen me protestuesit në rrugët e Tiranës.

Ministrja e MIE, Belinda Balluku u shpreh: “Kemi treguar të gjitha detajet dhe vetitë që do të ketë ky projekt. Kjo kompani do ta dorëzojë këtë vepër sipas afatit dhe mbi të gjitha me kushtet. Kemi vendosur që prezantimin ta bëjmë publik dhe jo thjesht të hapim një tender. Tuneli hap port të re në jug të vendit. Ëndërr e të gjitha qeverive, e jemi duke e realizuar ne.”

Postimi: “Hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Një projekt ambicioz, i cili plotëson rrjetin infrastrukturor drejt jugut të vendit duke lehtësuar aksesin dhe rritur sigurinë në udhëtim. Një vepër e cila i përgjigjet strategjisë sonë të turizmit duke shkurtuar distancën drejt bregdetit të jugut për të gjithë vizitorët vendas e të huaj, si dhe duke i dhënë hov zhvillimit të mëtejshëm turistik të rivierës shqiptare“, shkruan kryeministri ndërkohë që në ERTV transmetohet ky event.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re