Nga monitorimi i çështjeve të gjykuara në gjykatat angleze dhe në Uells, gazeta Daily Telegraph publikoi një investigim ku thuhet se për periudhën Gusht-Tetor 2023, janë dënuar 101 shtetas shqiptarë.

Në shkrimin me titull “Emigrantët ilegal shqiptarë të dënuar për epideminë e fermave të kanabisit” theksohet se nga këta 101 persona, 77 prej tyre u dënuan për përfshirjen në kultivim kanabisi në shtëpitë e barit. Totali dënimeve të tyre shkon në 300 vite burg.

Daily Telegraf shkruan se katërfishimi numrit të shqiptarëve të dënuar për shtëpitë e barit lidhet me masat e ndërmarra nga qeveria angleze për të ndaluar punësimin e emigrantëve ilegal. Në të tilla kushte emigrantët ilegal shqiptarë në Angli dhe Uells përfshihen në kultivimin e kanabisit. Gjatë 5 viteve të fundit grupet kriminale shqiptare në Angli, nxorën jashtë loje grupet vietnameze të specializuar për ngritjen e shtëpive të barit.

Gjykatësi  Geraint Walters duke lexuar masën e dënimit për një grup shqiptarësh u shpreh se “ata kanë arritur një nivel epidemik duke e kthyer rritjen e kanabisit në një nivel industrial”. Shkrimi ilustrohet me rastin e 20-vjeçarit Artemis Shehu i dënuar me 1 vit burg pasi u kap në një shtëpi bari në  Norfolk Broads. Ai tha se u kishte 2.500 stërlina borxh atyre që e sollën në Angli.

Një tjetër gjykatës Andreë Shaë është shprehur në vendim se “grupet shqiptare po sofistikohen dhe kanë të gjitha tiparet e krimit të organizuar.

“Ne duhet të përçojmë mesazhin se nëse një i ri shqiptarë thotë se është mbyllur brenda një shtëpie bari nga financuesit e këtij biznese, kjo nuk është një kartë për tu luajtur e i shpëtuar dënimit” ka thënë gjykatësi Andrew Shaw.

Daily Telegraph këtë përfshirje masive të shqiptarëve në shtëpitë e barit e lidh me konstatimin e Agjencisë Britanike të Krimit se  “risku  është i vogël, përfitimi shumë i madh në një kohë kur gjatë vitit 2021 britanikët konsumuan 240 ton kanabis me vlerë 2.4 miliard stërlina”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re