Me shqetësim, Partia Demokratike ka ndërmarrë një tjetër hap në funksion të zgjedhjeve të para disa javëve.

PD kërkuar zyrtarisht hetimin e 30 qershorit nga prokurorja e përkohshme e përgjithshme.

Siç njofton selia blu, numri dy i kësaj force politike nëpërmjet një
letre të datës 12 Korrik, për të cilën është vënë në dijeni edhe shefja e
Misionit të ODIHR, Audrey Glover thekson se organi i akuzës, jo vetëm
nuk po heton seriozisht dosjet e vjetra 184dhe 339, por nuk ka nisur
asnjë hetim për asnjë prej shkeljeve të rënda ligjore që u konstatuan
gjatë procesit antikushtetues të 30 Qershorit.

PD, me anë të kësaj letre shpreh hapur mosbesimin e opozitës për Arta
Markun, për shkak të zgjedhjes së saj antikushtetuese nga qeveria e Edi
Ramës.

“Që prej emërimit tuaj antikushtetues si Prokurore e Përgjithshme e
Përkohshme, kontrolli i qeverisë mbi prokurorinë është çimentuar, duke
sjellë, njëkohësisht, çimentimin e kulturës së pandëshkueshmërisë ndaj
zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Gjatë drejtimit tuaj, asnjë zyrtar i lartë i qeverisë, asnjë
politikan, asnjë funksionar i lartë publik nuk ka dalë para drejtësisë
për krimin e korrupsionit apo të krimeve zgjedhore, megjithëse
denoncimet publike kanë qenë me qindra.” – thuhet në letrën e Sekretarit
të Përgjithshëm të PD.

Po ashtu PD rendit të gjitha shkeljet e ligjit, të vëna në dukje prej
saj, nga media, misioni ODIHR-it para, gjatë dhe pas 30 Qershorit, si
presioni ndaj punonjësve të administratës shtetërore, blerja e votave,
mbushja e kutive të votimit, shkelja e ligjit dhe e Kushtetutës nga 4
anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve etj.

Këto janë 7 pika kyçe që rrëzojnë si të paligjshëm 30 Qershorin, sipas PD:

Moszbatimi i dekreteve të Presidentit me pasojë cenimin e të drejtës kushtetuese të qytetarëve për të zgjedhur.

Regjistrimi i Bindjes Demokratike në kundërshtim me ligjin.

Cënimi i të drejtës së opozitës për të marrë pjesë në administrimin e zgjedhjeve

Mashtrimi dhe manipulimi me të dhënat e pjesëmarrjes në votimet e 30 Qershorit.

Fletët e votimi “kontrabandë” për votimet në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Emërimi i komisionerëve në kundërshtim me ligjin nga ana e KQZ.

Krimet zgjedhore në të gjithë territorin: blerja e votave, fshehtësia e votës, presioni në administratë etj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re