
Hakan Çalhanoglu pritet të mbyllë aventurën e tij me Interin në fund të këtij sezoni, me Galatasarayan që është vënë në lëvizje për ta rikthyer mesfushorin në Turqi.
Shkak për këtë është bërë mungesa e akordit për rinovimin e kontratës, e cila skadon në vitin 2027. Drejtuesit zikaltër nuk dëshirojnë të mbajnë pagën aktuale prej 6.5 milionë eurosh neto, duke i propozuar lojtarit një zgjatje të bashkëpunimit me shifra më të ulëta.
Sipas komentatorit turk, Taner Karaman, marrëveshja me klubin e Stambollit është thuajse e përfunduar.
Karaman deklaroi se shanset që Çalhanoglu të veshë fanellën e Galatasarayt janë 99%, pasi lojtari ka dhënë fjalën e tij. Tashmë mungon vetëm firma zyrtare për të vulosur rikthimin e kapitenit të Turqisë në kampionatin vendas.
Ky transferim do të shënonte një goditje të madhe për tregun turk dhe një humbje të rëndësishme për skemat e Interit.



