Dita ditës, numri i të vdekurve në veriun e Turqisë po shtohet. Këtë të shtunë autoritetet njoftuan se të paktën 40 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa media të tjera në Turqi flasin për një bilanc prej të paktën 44 viktimash deri më tani.

Shumica e viktimave ndodhen në provincën e Kostamonu-t, ndërsa të paktën 6 të tjerë janë gjetur të pajetë në provincën e Bartin.

Ditën e djeshme qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në zonat e përmbytura, ndërsa në mijëra njerëz kanë lënë pas shtëpitë e tyre.

Sipas medias vendase, 341 njerëz në Bartin, 1380 në Kastamonu dhe 526 banorë në Sinop, janë evakuuar prej shtëpive të tyre përmes helikopterëve apo varkave, duke lënë pas gjithçka.

Një histori e trishtë, pas kërkimeve intensive gjendet trupi i pajetë i të moshuarës

Dhjetëra forca kërkimi, përdorimi i helikopterëve e sensorëve për kapjen e nxehtësisë. Gjithçka u bë nga ekipet e shpëtimit për të gjetur një të moshuar, shtëpia e të cilës u shkatërrua plotësisht nga përmbytjet.

Në ditën e katërt të kërkimit në Bartin, ekipet gjetën të moshuarën, Arife Unal.

85 vjeçarja u gjet e pajetë, raportojnë mediat vendase. Trupi i të ndjerës kishte ngecur në disa gurë, afro 600 metra larg shtëpisë së saj të shkatërruar.

Pamjet prekëse nga Turqia, 27 persona humbin jetën prej përmbytjeve

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re