Dikur një zotëri i kishte vënë vetes synim dhe donte të kërkonte të vërtetën e jetës. Kështu që në kërkim të së vërtetës ai shkoi nga një vend në tjetrin. Në një vend të largët dikush e këshilloi të shkonte në një shpellë dhe të shikonte atje.

Njeriu shkoi te shpellë ku takoi një burrë të urtë. I Urti i tregoi atij për një fshat dhe i tha: “Në udhëkryqin e atij fshati do të gjesh atë që po kërkon”.

Me plot shpresë zotëria vazhdoi të kërkonte atë fshat. Më në fund ai mundi ta gjente atë fshat. Shkoi në udhëkryq dhe pa se ishin tre dyqane.

Njëri shise copa metalike, një tjetër shiste dru dhe më pas këtu ishte i fundit ku shitësi shiste tela të hollë.

Ai qëndroi atje për një kohë të gjatë duke parë dyqanet, por ende nuk mund të mendonte për ndonjë gjë që duket se kishte lidhje me zbulimin e së vërtetës.

I zhgënjyer u kthye te Urtaku në shpellë dhe i tregoi për dyqanet. I Urti u përgjigj: “Do ta kuptosh më vonë.”

Burri kërkoi shpjegim, por i Urti nuk u përgjigj. Zotëria u zhgënjye dhe mendoi me vete se kishte bërë budallëk duke ardhur këtu. Ai u largua nga shpella dhe vazhdoi kërkimin e tij për të vërtetën.

Me kalimin e viteve, kujtimet për këtë përvojë u zbehën. Një ditë ndërsa ishte në shëtitje natën, dëgjoi tingujt e një lloj muzike që tërhoqi vëmendjen e tij. Ishte muzikë e mrekullueshme dhe ky zotëri u prek thellësisht prej saj.

Burri u ndje i tërhequr drejt luajtësit të muzikës. Kur e gjeti, pa se gishtat e lojtarit po kërcenin mbi telat e veglës muzikore.

Pastaj papritmas ai shpërtheu në një klithmë njohjeje të gëzueshme –  instrumenti muzikor ishte i përbërë nga tela, copa metali dhe druri, tamam ashtu si ato që kishte parë dikur në tre dyqanet në udhëkryqin e fshatit dhe pati menduar se ishin pa ndonjë rëndësi të veçantë.

Më në fund zotëria ishte në gjendje të kuptonte mesazhin e atij të urtit.

Mesazhi ishte:

Ne tashmë kemi gjithçka që na nevojitet. Është detyra jonë për t’i bashkuar të mirat që zotërojmë në forma të reja dhe përdorur në mënyrën e duhur. Ne nuk do të jemi në gjendje të gjejmë ndonjë kuptim nëse i perceptojmë fragmentet veç e veç, por sapo të jemi në gjendje të kuptojmë lidhjen ekzistuese dhe ato të reja që mund të bëhen duke i bërë fragmente së bashku, atëherë Një Entitet i Ri shfaqet.

E ardhmja u përket atyre që mësojnë aftësi të reja dhe i kombinojnë ato në mënyrë kreative.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re