Lideri historik i PD, Sali Berisha menjëherë pasi doli nga Kuvendi përshëndeti mijëra simpatizant që ishin mbledhur për të kundërshtuar vendimin e Bashës i cili përjashtoi ish-kryeministrin nga grupi parlamentar i PD-së.

Berisha pas deklaratës për mediat iu drejtua simpatizantëve demokrat të cilëve u ka premtuar se do të rikthejë sovranitetin në PD. Gjithashtu përkrahësit e Berishës mbushën makinën e liderit historik me karafila duke i shprehur hapur mbështetjen e tyre.

Pa dyshim që nuk mungonin thirrjet e simpatizantët ku mes tyre dëgjoheshe një djalë duke thënë: “Ne vdesim për ty”.

Ndërsa në krahun tjetër Lulzim Basha ka dalë nga ana tjetër e Kuvendit duke shmangur në këtë mënyrë turmën mbështetëse të Sali Berishës. Sic duket PD është e ndarë në dy kampe, Berisha largohet me makinë drejt zyrës së tij private, kurse Basha në krah të Gazmend Bardhit i drejtohet selisë blu.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re