Edhe një tjetër anëtar i Partisë Demokratike, deputeti dhe ish-Ministri i Shendetësisë Tritan Shehu, është kthyer publikisht kundër kryedemokratit Lulzim Basha, duke ngritur krye pas shkarkimit të deputetit Flamur Noka dhe duke vënë në dukje se vendimi i kreut të PD-së është i pavlefshëm.

Sipas ish-Ministrit të Shendetësisë, vendimi i kësaj të hëne nga Basha është arbitrar, pa respektuar rregullat, statutin, apo parimet e demokracisë, njëlloj si në rastin e ish-kryeministrit dhe njërit nga themeluesit e partisë, Sali Berisha. Për këtë arsye, të dy vendimet janë realisht te pa vlefeshme, pra nul, thotë Shehu.

Deklarata e Tritan Shehut:

Vazhdon cikli i ndeshkimeve te nates nga Z.Basha!

Po lexoj ne media se Z.Noka qenka shkarkuar pak me pare nga detyra e tij si N.Kryetar i Komisionit te sigurise, dhe per me shume eshte paralajmeruar per perjashtim nga Grupi Parlamentar….sepse paska folur a thene dicka!!

Sikur Noka te ishte Zhukovi i BS, qe u shkarkua ne ajer nga frika se mos nxirte tanket ne Moske ne mengjez!
I dyti „ndeshkim“ ky, pa asnje vendim kolegjial, pa u pyetur asnje forum, as Grupi vete, i marre nga Z.Basha ne oret e vona!

Fill mbas atij per Z.Berisha.

Te dyja arbitrare, pa respektuar rregullat, statutin, parimet e demokracise!

Pra realisht te pa vlefeshme, nul!

Ngjarje keto krejtesisht te gabuara per nje Parti Demokratike!

Ngjarje keto, qe ne fakt jane krejt ne kundershtim edhe me ate qe ne duhet te bejme e te realizojme.

Ne vend qe te rrezojme Ramen po “rrezojme” veten tone.

Nje element me shume ky, qe tregon sa i domosdoshem eshte Kuvendi i yne Kombetar, per te diskutuar e debatuar se bashku, per te dale nga kjo spirale kaq e rrezikeshme ndeshkimesh e perjashtimesh, qe po u la keshtu asnje nuk mund te parashikoje deri ku do shkoje e si do te perfundoje.

Nje gje mund ta parashikojme, faktin se kjo metodike, keto “masa” nuk ndjellin asgje te mire per PD; demokratet, demokracine shqiptare.

Prandaj sa me shpejt te shkojme ne Kongresin tone!

Pak më herët, një deklaratë kundër përjashtimit të Nokës lëshoi edhe deputetja Albana Vokshi, e cila tha se se vetëm liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund të mbajnë në jetë PD-në. Ndryshe nga sa më sipër, memeceria, bindja e verbër dhe futja në rrjesht janë asfiksim që e con PD-në në një vdekje pa zhurmë por të sigurt, sipas deputetes dhe anëtares së Partisë Demokratike.

“Liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund të mbajnë në jetë PD-në.

Memeceria, bindja e verbër dhe futja në rrjesht janë asfiksim që e con PD-në në një vdekje pa zhurmë por të sigurt”, tha Vokshi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re