Skip to content

Në vend të sportistëve ‘luajnë’ kuajt/ Stadiumi i ekipit të Kastriotit të Krujës në gjendje të mjerueshme, fusha dhe shkallët jashtë funksionit

621243b2 7b5a 47f9 904f 410c46ed1f1a





Lojtarët janë zëvendësuar nga kuajt. Këto pamje të trishta vijnë nga stadiumi i Krujës.

Ai është kthyer në vend ku ushqehen dhe kalojnë ditën kuajt. Nuk ka asnjë gjurmë të tapetit të fushës, vegjetacioni e ka mbuluar.

Të dëmtuara janë dhe shkallët e stadiumit. Në to janë hedhur dhe pirgje me inerte. Fusha po ju shërben këmbësorëve, pasi ju shkurton rrugën për në shtëpi.

Dëshmitë e vetme që dikur ky ishte stadium janë dy porta.

Prej më shumë se 6 vjet nuk është vënë dorë dhe për pasojë ekipi i “Kastriotit” nuk luan më në këtë fushë.

Skuadra luan në fusha të qyteteve të tjera. Ekipi po braktiset dhe nga tifozët, pasi prej distancave ata po e ndjekin në gjithnjë e më pak skuadrën e zemrës.

“”