Qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të detyrohen prej vitit 2021 përmes internetit nga BE-ja të marrin leje për hyrje në hapësirën Shengen, duke paguar shtatë euro.

Edhe pse ata nuk kanë nevojë për vizë, siç konfirmohet nga agjencia e lajmeve Beta, qytetarët do të duhet të paguajnë një tarifë si pjesë e masave që do të hyjnë në fuqi në vitin 2021.

Ky vendim, i cili u shpall vjeshtën e kaluar dhe për të cilin u pajtuan ambasadorët e vendeve të BE-së, tani duhet të konfirmohet nga Parlamenti Evropian dhe më pas të miratohet nga Këshilli i Ministrave të BE-së, dhe nga janari 2021 do të hyjë në fuqi brenda sistemit Ethias, transmeton KosovaPress.

Kjo do të përfshijë të gjithë shtetasit e vendeve jashtë Bashkimit Evropian, të cilat nuk kanë nevojë të kërkojnë një vizë hyrëse në zonën Shengen, duke përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, thanë  zyrtarë në Këshillin e Ministrave.

Pas bërjes së kërkesës, udhëtari i cili ka për qëllim të shkojë në zonën Shengen brenda 96 orëve do të marrë një përgjigje, përkatësisht 96 orë pasi në sistemin Ethias të pranohet kërkesa, nëse është e nevojshme për verifikim shtesë të të dhënave.

Leja për udhëtim do të jetë e vlefshme për tre vjet, deri në fund të vlefshmërisë së dokumenteve të udhëtimit, sipas një shpjegimi të masave brenda sistemit Ethias.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re