Një numër rekord i familjeve në Danimarkë i janë afruar Kryqit të Kuq atje për ndihmë përpara Krishtlindjeve të këtij viti.

Kryqi i Kuq i Danimarkës pret të shpërndajë ushqime për rreth 12,000 familje deri në Krishtlindje.

Kjo është pjesërisht për shkak të një rënieje në konotacionet negative që lidhen me vështirësitë financiare, sipas Ziga Friberg, Shefi i Divizionit të Bamirësisë së Kryqit të Kuq.

“Në dhjetë vitet e fundit, ka pasur një rritje të madhe të numrit të familjeve me fëmijë që aplikojnë për ndihmë për Krishtlindje. Këtë vit do të arrijmë në një rekord”, tha Friberg.

Në vitin 2010, 1.600 familje me fëmijë morën ndihmë të Kryqit të Kuq gjatë festave të Krishtlindjeve. Në vitin 2015, ky numër u rrit në 7.300, dhe në 2018 në 11.700.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re