Kanë dalë detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e pilotit rus, i cili u gjet i vdekur në një parking nëntokësor në Spanjë, ku ishte strehuar pas dezertimit në Ukrainë.

Mediat spanjolle raportojnë se në vendin e ekzekutimit u gjetën plumba të prodhimit rus, duke e lexuar si një mesazh të qartë për të gjithë dezertorët e tjerë.

“Edhe pse kalibri apo marka e saktë e municionit nuk është bërë e ditur, fakti që plumbat ishin të prodhimit rus konfirmon dyshimin se i vdekuri nuk është 33-vjeçari ukrainas i identifikuar në dokumentet e gjetura tek ai, por piloti rus 28-vjeçar, Kuzminov. Burimet policore vlerësojnë se vrasësit e kanë përdorur këtë municion në mënyrë që të mos ketë dyshim se urdhri për ekzekutimin është dhënë nga Rusia dhe ishte rezultat i dezertimit të tij”, thuhet në mediat spanjolle.

Por çfarë e tradhtoi Kuzminov?

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle Kuzminov bëri gabinmin fatal pas ftesës që i dërgoi ish-partneres së tij për ta vizituar në vendbanimin e ri.

“Ne e dimë se ai kishte telefonuar ish-in e tij në Spanjë dhe më pas u gjet i vdekur. Kjo telefonatë mund të jetë përgjuar nga shërbimet e inteligjencës ruse”, thuhet në raport.

Kuzminov u qëllua për vdekje me gjashtë plumba pas një ndjekjeje në parkingun e dytë nëntokësor. Një makinë e cila konsiderohet se është përdorur si mjet ikjeje është gjetur e djegur pak larg nga zona e ekzekutimit. Teoria që po shqyrtojnë autoritetet spanjolle është se vrasësit e 28-vjeçarit ishin xhelatët që me siguri janë larguar nga vendi.

Sipas Daily Mail, oficerët e forcave speciale ruse Spetsnaz ishin shfaqur në një kanal rus duke përshkruar se atyre u ishte dhënë një urdhër i qartë për të neutralizuar Kuzminov.

“Ne u urdhëruam të vrisnim Kuzminov. Realizimi i tij është çështje kohe. Do ta gjejmë dhe do ta ndëshkojmë për tradhtinë e vëllezërve tanë. Ai thjesht nuk do të jetojë”, tha në atë kohë rusja “Spetsnaz”.

Dezertimi i Kuzminov në Ukrainë u prezantua vitin e kaluar si një sukses i madh për Kievin. Piloti rus, i cili nuk ishte dakord me pushtimin e Ukrainës, dezertoi në forcat ukrainase, duke marrë me vete helikopterin Mi-8 , pilot i të cilit ishte ai. Autoritetet ukrainase kishin njoftuar në atë kohë se dy anëtarët e tjerë të ekuipazhit të helikopterit, të cilët nuk ishin në dijeni të qëllimeve të tij, “u vranë pas uljes”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re