Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka dhënë një konferencë për mediat ku ka bërë me dije numrin e ligjeve të miratuara në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2021. Në 31 ligje të miratuara, vetëm 13 prej tyre ishin në consensus me opozitën. Ndërsa 18 të tjera ishin të votuara vetëm nga shumica.

Ndërsa theksoi se vecantia e këtij sesioni parlamentar ishte miratimi i më shumë marrëveshjeve me Kosovën sa i përket instensifikimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Balla: Janë plot 31 ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, 18 prej tyre të miratuara vetëm me votën e shumicës dhe 13 të tjera me consensus. Për këto 13 janë vetëm ratifikime marrëveshjesh, qoftë me kompaninë Pfizer për vaksinimin apo me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Kështu që në tërësinë e tyre të gjitha aktet e miratuara kanë të bëjnë me ratifikim marrëveshjesh.

Ky session edhe pse i shkurtër ka pasur 3 interpelanca dhe 2 komisione hetimore të cilat vazhdojnë. E veçanta e këtij sesioni si asnjëherë tjetër më parë kemi pasur një intensifikim dhe efikasitet në bashkëpunim me Kosovën me anë të vizitave por kemi miratuar edhe një memorandum bashkëpunimi me Kuvendin e Kosovës në kuadrin e komunikimit të përditshëm mes delegacioneve dhe komisioneve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re