Në Wuhan, qendra e provincës kineze Hubei, ku u shfaqën për herë të parë rastet me koronavirusin e ri (COVID-19), jeta është në rrjedhën e saj të zakonshme pas dy viteve që lamë pas.

Sëmundja me rastet e para të identifikuara në fund të vitit 2019 në Wuhan, fillimisht kaploi vendin e më pas, duke tejkaluar kufijtë, përfshiu gjithë botën. Numri i rasteve në mbarë botën tejkalon shifrën 280 milionë, ndërsa ende nuk mund të jepet ndonjë parashikim i qartë se si mund të dilet nga pandemia.

Qyteti 11-milionë-banorësh i Wuhan-it, ku për herë të parë në botë u shpall karantinë për shkak të COVID-19, sot duket mjaft larg atmosferës së panikut dhe ankthit si në ditët e para të pandemisë.

– Barkode shëndetësore dhe punonjës shëndetësorë me shirita në krah

Qyteti Wuhan, në pjesën qendrore të Kinës, ndodhet në kryqëzimin e shumë linjave të trenave me shpejtësi të lartë. Stacioni i trenit të shpejtë në Wuhan që ka 11 platforma pasagjerësh, pret linjat e trenave me shpejtësi të lartë të quajtura “plumb”, prej anembanë vendit.

Duke qenë se nuk ka vendbanime me rrezik të lartë apo të mesëm në qytet, në të cilin nuk ka asnjë rast me virusin në kohët e fundit, aktualisht nuk zbatohet kufizimi i udhëtimit. Për shembull, gjatë ditës nga kryeqyteti Pekin deri në Wuhan mund të gjenden gati çdo gjysmë orë linja hekurudhore me tren të shpejtë.

Pas një udhëtimi gati 5-orësh me tren, kur arrini në qytet, në dalje të stacionit ju presin punonjës shëndetësorë me këmisha të bardha dhe shirita të kuqë në krah. Punonjësit nga ju kërkojnë të paraqitni disa barkode shëndetësore. Për qytetin prej ku vini tjetër, ndërsa për udhëtimet në 14 ditët e fundit një barkod tjetër digjital.

Pasi t’u tregoni punonjësve barkodin nëpërmjet celularit tuaj, mund të vazhdoni drejt daljes. Gjithashtu një zyrtar tjetër nga ju kërkon që të konfirmoni me gojë vallë jeni gjendur në 14 ditët e fundit në ndonjë vendbanim me rrezik të mesëm ose të lartë.

– “Ciayou!”

Kina me strategjinë “zero raste” ka arritur që në masë të madhe ta marrë nën kontroll pandeminë COVID-19, ndërsa strategjia e zbatuar për herë të parë në Wuhan u bë gjithashtu një model për pandemitë në pjesë të tjera të vendit.

Strategjia “zero raste” që synon të shtypë rastet e COVID-19 ku ato lindin dhe të presë zinxhirin e transmetimit, bën të nevojshme karantinimin e qyteteve ku jetojnë miliona njerëz, vendosjen e kufizimeve të udhëtimit, kufizimin e lëvizjes dhe nënshtrimin e njerëzve në testime masive. Masat që ndërhyjnë në rrjedhën e jetës shpesh kërkojnë sakrificën e qytetarëve të rëndomtë të painfektuar.

Një nga fjalët më të dëgjuara në Kinë gjatë luftës kundër COVID-19 është “ciayou”, që në përkthim do të thotë “Duro, hajde, mund ta bësh”. Këto fjalë, të reflektuara me drita në rrokaqiejt e mëdhenj të qytetit gjatë pandemisë në Wuhan, kërkuan përpjekje dhe sakrifica nga banorët e qytetit. Sot, në koreografitë e reflektuara në rrokaqiejt buzë lumit Yangtze, nuk mund të lexohen kërkesa për sakrificë.

– Nëpër rrugë nuk ka gjëra që asocojnë pandeminë

Edhe në një mbrëmje të ftohtë dhjetori, nuk ka asgjë që të ngjall idenë e një sëmundjeje pandemike në rrugët e mbushura me njerëz në Wuhan.

Në zonën e dokut të qytetit, ku ndodhen ndërtesat prej guri që pasqyrojnë botëkuptimin arkitektonik të periudhës koloniale, një grup grash performojnë figura kërcimi kolektive, të cilat kinezët i quajnë “vallja e sheshit”. Në rrugë dallohen dyqanet me ëmbëlsira dhe të suvenireve. Ka radhë përpara stendave të ushqimit në rrugë. Pak më tutje, mund të shihet një tezgë pranë një restoranti ku mishrat janë ekspozuar në ambient të hapur.

Të kuptuarit e efekteve reale të pandemisë, ndryshimeve mendore që ka krijuar dhe gjurmëve të saj të përhershme në jetën shoqërore kërkon hetim të hollësishëm.

Bota për herë të parë për ekzistencën e COVID-19 u njoftua më 31 dhjetor 2019 pasi Kina raportoi se një sëmundje misterioze të frymëmarrjes me origjinë të panjohur është shfaqur në Wuhan.

Sëmundja u pa për herë të parë te personat që vizituan tregun e ushqimeve të detit në qytetin e Wuhan-it dhe pacienti i parë kishte shkuar në spital më 17 nëntor 2019 me ankesën e “problemit të frymëmarrjes”, shkaku i së cilës nuk mund të kuptohej.

Karantina e shpallur më 22 janar 2020 në Wuhan, u hoq vendosjes marrjes nën kontroll të pandemisë më 7 prill 2020.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re