Ish kryeministri Sali Berisha foli për dhunën e Rrajave pak ditë më parë në Krujë. Berisha u shpreh se në lidhje me këtë ngjarje është vetëm një person që nuk ka folur dhe ky është vetë Edi Rama.

“Kjo ngjarje që ka tronditur thellë shoqërinë shqiptare e cila dëshmon përfundimisht se ligji është në duar të mafies, ka pasur edhe jehonë ndërkombëtare. Për këtë ngjarje në zbatim të kodit të mafies një njeri nuk ka folur dhe ky është Edi Rama. Edhe Rrahmani vetë foli dy fjalë por Edi Rama nuk ka shqiptuar asnjë fjalë për ngjarjen. Ky është kodi i padrinos”, tha Berisha.

Ndalur te kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, Berisha e konsideroi këtë të fundit si trurin dhe njeriun më kryesor në aferën e korrupsionit.

“Arben Ahmetaj është truri, është njeriu më kryesor në aferën e korrupsionit. Është hajduti më i specializuar për të vjedhur shtetin në historinë e shtetit shqiptar. Ky person me kompaninë e tij dhe në bindjen time absolute, me të punësuar të paktën Zoton por shumë më thonë edhe Mërtirin, vodhi 11 mld impulse.

Afera e inceneratorëve në rafshin procedurial është afera që fakton në mënyrën më të qartë, më ligjore se qeveria shqiptare, Edi Rama me një pjesë të ministrave të tij funksionuan si organizatë kriminale. E vërteta është se nga 2014 u bënë me qindra denoncime por komisioni hetimor faktoi përfundimisht që kishim të bënim me një organizatë kriminale të strukturuar që fillonte me Edi Ramën dhe Ëngjëll Agaçin. Edi Rama vuri firmën. Ky moment të cilin prokuroria nuk guxon ta prekë. Nuk justifikon asnjërin prej atyre të cilët për këtë aferë firmosën në kundërshtim me ligjin.

Sepse ka një ligj që thotë edhe policit, edhe oficerit mos zbaton kurrë urdhra që janë në kundërshtim me ligjin. Këta i kanë zbatuar këto urdhra në mënyrën më korruptive. Njëri nga këta është Arben Ahmetaj. Arben Ahmetaj nuk mund të lajë duart, që çau dhe ia mbathi. Fakti që Ahmetaj ia mbathi do të thotë që Edi Rama e çoi në ekzil”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re