Prej disa ditësh në Kalanë e Gjirokastrës, një grumbull masiv inertesh është kthyer në një shqetësim për banorët dhe turistët që vizitojnë zonën turistike.

Në rrugën që të çon drejt Kalasë së Argjiros, rreth 1 m larg kalldrëmit të hyrjes drejt objektit, inertet kanë qenë prezente prej ditësh duke dhënë një pamje aspak të këndshme për turistët të cilët kanë zgjedhur të vizitojnë zonën. Edhe pse organet shtetërore kanë qenë në dijeni të problemit, prej tyre ende nuk ka asnjë masë të marrë për largimin e mbetjeve.

Në përroin i cili ndodhet pak metra larg kalasë hedhja e mbetjeve është kthyer në një gjë mëse normale, por për qytetarët një pamje e tillë po bëhet e padurueshme edhe pse ata kanë ngritur zërin disa herë për marrjen e masave nga instatncat shtetërore.

Gazetarja Ervina Shehaj, ka pasur një komunikim me qytetarët e zonës të cilët janë shprehur se kjo ndotje për ta është shumë shqetësuese:”Duhet të largohen menjëherë. Ne paguajmë taksa për mbajtjen e pastër të ambientit”, janë shprehur ata./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re