Për ish-kryetarin e KQZ-së, Ilirjan Celibashi bojkotimi i zgjedhjeve lokale nga opozita nuk është një lajm i mirë për vendin, pas vendimit të PD-së dhe LSI-së për të mos dorëzuar propozimet për anëtarë të KZAZ-ve.

Në studion e emisioni ‘Tempora’ në Ora News, Celibashi u bëri apel palëve të ulen dhe dialogojnë për të zgjidhur ngërçin politik, që tani më po thellohet me afrimin e zgjedhjeve të 30-qershorit.

“Nëse do isha në krye të KQZ, nuk do kisha dritare shumë të gjerë për ta para sepse detyra e atyre që janë në KQZ është strikt. Respektimi i ligjit dhe parja në aspektin teknik të këtij procesi. Nuk mund ta konsiderojë normale askush që një forcë opozitare nuk merr pjesë në zgjedhje. Së çfarë impakti do të ketë kjo mbetet për tu parë”, sqaroi Celibashi, që shtoi se situata aktuale nuk bën askënd krenar.

“Zgjidhja nuk vjen nëse palet qëndrojnë stoikisht në mendimet e tyre. Nëse secila nuk tërhiqet edhe pak, e shoh të vështirë situatën”, përfundoi ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re