Presidenti rus, Vladimir Putin do të kandidojë si i pavarur në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në mars, por sipas një deklarate të tij ai tha se varet ende nga mbështetja e gjerë e partive politike dhe populli rus.
Putin, i cili ka qenë në pushtet si presidenti ose kryeministri i vendit për më shumë se një dekadë e gjysmë, tha se Rusisë i mungon një opozitë e fortë politike pasi këta politikanë nuk kanë qenë në gjendje të paraqesin një program të mjaftueshëm për zhvillimin e vendit.
Putin tha se qeveria duhet të përqëndrohet në rritjen e prosperitetit financiar në mesin e popullatës së vendit, duke shtuar se gjithçka duhet të fokusohet në rritjen e të ardhurave të qytetarëve.
Putin, i cili për herë të parë u zgjodh presidenti i vendit në vitin 2000, tha gjatë një konference për shtyp se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i vendit ishte rritur 75 për qind që nga koha e ardhjes së tij në detyrë. /KP/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re