Kryetari i Shoqatës Antikomuniste e ish-të Përndjekurve Politik Nebil Çika ka atakuar sot Presidentin Ilir Meta pasi ky i fundit i dha Luan Omarit dekoratën e lartë shtetërore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
“Nderimi i terroristëve është pjesëmarrje në krim”, shkruan Nebil Çika duke e cilësuar dhe si: ‘Një akt të turpshëm e kriminal pasi personi në fjale ka qenë një aga autoret e legjislacionit terrorist te diktaturës komuniste te drejtuar nga daja i tij Enver Hoxha’.
Reagimi i plotë:
Presidenti Ilir Meta i dha Luan Omarit Dekoratën e lartë shtetërore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të tij të spikatur në historinë e mendimit juridik, kushtetues dhe pedagogjik të vendit. Për meritat e shquara si bashkëthemelues i institucioneve më të larta të sistemit arsimor e shkencor në Shqipëri, Universitetit të Tiranës dhe Akademisë së Shkencave; një ndër konstitucionalistët kryesorë me ndikim të ndjeshëm në proceset thelbësore të ligjvënies në Shqipëri. Si përfaqësues i denjë i botës akademike shqiptare në organizatat shkencore dhe forumet e së drejtës ndërkombëtare, duke spikatur me personalitetin e tij akademik”.
Nderimi i Luan Omarit nga Ilir Meta është pa dyshim një akt i turpshëm e kriminal pasi presoni në fjale ka qenë një aga autoret e legjislacionit terrorist te diktaturës komuniste te drejtuar nga daja i tij Enver Hoxha . Luan Omari ka përgjegjësi për shume krime te renda kushtetuese por kryevepra e tij kriminale është pa dyshim Kushtetuat komuniste e vitit 1976 ne hartimin e te cilës ai ka rrol kryesor.
Kujtojmë që pikërisht kjo kushtetutë sanksionoi me ligj diktaturën me te egër qe kishte pare ndonjë herë bota deri në atë kohë .
Shpalli Shqipërinë diktaturë !
Ndaloi me ligj besimin ne Zot!
Ndaloi me ligj pronën private !
Sanksionoi më ligj rolin udhëheqës të PPSH dhe sistemin një partiak në Shqipëri.
Ndaloi me ligj te drejtat e fjalës , lëvizjes , zgjedhjes , arsimit etje .
Me pak fjalë dhunoi me ligj çdo te drejte themelore te njeriut ne Shqipëria dhe ligjëroi terrorizmin shtetëror , vrasjet burgimet internimet qindra mijëra shqiptarëve te pafajshëm . Jo se këto nuk ndodhin me pare por dertoi ne 1976 shumica e krimeve te komunizmit, si ndalimi i besimit ne Zot , pronës private etje kryheshin pa u mbështetur në ligj pasi kushtetuar e me pashme nuk i parashikonte ato.
Dje Ilir Meta ka dekoruar terrorist , shërbëtorin me besnik e me djallëzor të krye-terroristit Enver Hoxha . Vlera e dekoratave është qe personat qe i marrin ato te behën model për qytetarët e tjerë dhe brezat e ardhshëm .
Po a munde te jete model Luan Omari ?!
Sigurisht qe jo ,dhe jo vetëm si profesionist por edhe si njeri ai është modeli i terroristit politik . Asgjë nga ato me te cilat presidenti motivoi dekorimin e Omarit nuk meriton vlerësim përkundrazi duhen dënuar si veprimtari terroriste , krime kundër njerizimit dhe gjenocid ndaj popullit Shqiptar , Çdo krim politik i ndodhur ne Shqipëri sidomos pas vitit 1976 i ka “bazën ligjore” te kushtetuat që Omari bëri për llogari të dajës së tij kriminel dhe nuk ka bashkëpunim më të madh në krime se sa përgatitja e kushteve për kryerjen dhe justifikimin e tyre .
Si njeri ai nuk meriton pikë respekti pas midis dajës terrorist dhe të atit viktime e këtij vrasësi ai zgjodhi dajën. Ai nuk ka reflektuar për asnjë moment nga bashkëpunimi i tij ne krime me Enver Hoxhën qëndrim qe e mban edhe sot ne ditën e dekorimit nga Meta.
Dy vjet me parë në një ceremoni të përkujtimit në Kampin komunist të shfarosjes në Tepelenë i kam kërkuar Presidentit Meta te heq dore nga praktika e nderimit edhe te viktimave edhe te xhelatëve praktikë e politike te cilën ai e vazhdon dhe rasti i Omarit është një nga me flagrantët. Është me shume se hipokrizi , është pjesëmarrje në krim të nderosh autoret e krimeve kundër njerizimit dhe gjenocidit pasi je betuar mbi kushtetutën qe i dënon ato . I kujtoj z. President që këto krime edhe nuk parashkruhen !
/faxweb
