Presidenti Ilir Meta, përmes një statusi në rrjetet sociale, apelon që e gjithë politika shqiptare duhet të angazhohet për përmbushjen e dy prioriteteve.

E para, thotë Meta, është përballimi me sukses i COVID-19 dhe plotësimi pa vonesë i 15 kushteve për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

STATUSI I PLOTË

Dy prioritetet kryesore për të cilat duhet të angazhohemi të gjithë janë: Përballimi me sukses i COVID-19 dhe plotësimi pa vonesë i 15 kushteve për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Çdo neglizhencë në këto dy prioritete ka kosto shumë të rënda: E para jetën e qytetarëve tanë, e dyta të ardhmen e Shqipërisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re