Pas 11 majit, Sali Berisha premton se do ketë negociata me SHBA për tarifat e vendosura nga administrata amerikane me 10% për produktet shqiptare.

Në konferencën e sotme për gazetarët në selinë e PD-së kryedemokrati iu përgjigj pyetjes lidhur me vendimin e presidentit Donald Trump për të tarifuar gjithë vendet e globit, ku prodhimet shqiptare që hyjnë në SHBA tarifohen me 10%. Berisha tha se në rast fitoreje të PD-së, ky vendim do negociohet me administratën Trump.

“Do kemi negociatat të hapura me SHBA për çështjen e tarifave, për Shqipërinë janë përdorur tarifat më të ulëta se vendet e tjera edhe për Kosovën. Këtë koment kam për tarifat. Që kur ka dalë kjo çështje e kam ndjekur. Në disa shkrime serioze kam konstatuar se tarifat se vendet kishin ndaj SHBA ishin shumë më të larta se sa, SHBA ndaj prodhimeve të tyre.

Ishte një studim i paanshëm. Do thoja studim nga linja që nuk janë shumë në këtë orientim. Në se një veturë, jo prodhim amerikan tarifohet me 3% në SHBA, vetura amerikane tarifohej me 10%. Këtu ka një po reale. Kishte vend me 17% tarifa, në një kohë kur SHBA kishin tarifa 3%. Kjo çështje është një çështje globale e cila nuk mund të jetë një anshmëri. Nuk shkohet me njëanshmëri.

Ka një moment historik. Ajo që dëgjuat këtu Made in Albania, ajo është drejtim themelor i kohës për ekonominë, prodhim prodhim, prodhim. Shpërndarja e pabarabartë e prodhimit, rrezikon për ekonomi jo të qëndrueshme. Ky është komenti im për tarifat, negociata pas 11 majit”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko