Skip to content

Negociatat, Basha sulmon Ramën: Autokratët e korruptuar të Ballkanit kanë guximin të hedhin fajin te BE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me Forumin e Prespës, ku mes liderëve të rajonit ka qenë edhe kryeministri Edi Rama.

Basha përmes një postimi në rrjetin social Twitter, shkruan se autokratët e korruptuar, duke shigjetuar kështu Ramën, kanë guximin që të hedhin fajin tek BE-ja.

“Ishte një kohë kur zyrtarët e BE-së si Reinhard Priebe folën për shkeljet e autokratëve të Ballkanit mbi Demokracinë dhe Sundimin e Ligjit dhe Kryeministrat e Ballkanit dhe kolegët e tyre u drodhën, reflektuan ose u larguan me votë. Duket se për momentin gjërat kanë ndryshuar.

Autokratët e korruptuar të Ballkanit kanë guximin të hedhin fajin te BE për mungesën e përparimit, në vend të goditjeve të tyre të tmerrshme ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Të flasësh me zë të lartë dhe të veprosh kundër autokracisë është mënyra e vetme për të mbrojtur demokracinë dhe aspiratat e njerëzve në Ballkanit Perëndimor”, shkruan Basha.