Skip to content

Negociatat e BE/ Franca i çon kërkesën qeverisë bullgare: Të hiqet vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut…

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ambasadorja e Francës në Bullgari, Florence Robin, u takua sot me deputetët anëtarë të Grupit të Miqësisë me Francën në Parlamentin bullgar. Në takimin, morën pjesë edhe përfaqësues të opozitës, njofton korrespodenti i MIA-s nga Sofja.

Siç raporton Radioja Kombëtare Bullgare (RKB), propozimi francez për heqjen e vetos së vendosur nga Bullgaria në negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE pritet t’i dërgohet zyrtarisht qeverisë bullgare gjatë ditës.

Propozimi francez, i cili do t’u dërgohet të gjitha vendeve anëtare të BE-së, sipas informacioneve jozyrtare, parasheh heqjen e vetos dhe Bashkimi Evropian të bëhet garantues që Shkupi të përmbushë kushtet e parashtruara nga Sofja.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë