Sekretari i Përgjithshëm i PD-së zyrtare, Enkelejd Alibeaj ka reguar në lidhje me takimin e zhvilluar mes kryetarëve të grupeve parlamentare dhe kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, për të negociuar rikthimin e jetës parlamentare.

Alibeaj tha se është bërë e ditur se ka një dakordësi për të dështuar Komisionin e Reformës Zgjedhore, ndërsa shtoi se nëse kjo është e vërtetë, është një pazar në kurriz të shqiptarëve dhe për interesa të dy individëve që duan të mbajnë peng Shqipërinë, Rama dhe Berisha.

Gjithashtu ai tha se në emër të PD nuk mund të flasë asnjë i emëruar apo i dëshiruar i Edi Ramës.

LEXO EDHE: Kriza parlamentare/ Zbardhet negociatat e ‘fshehta’, Nikolla takon Bardhin dhe krerët e Grupeve Parlamentare! Tre kërkesat e opozitës

Reagimi:

Dy sqarime që publiku ka nevojë t’i dijë lidhur me negociata sekrete apo marrëveshje okulte të përfolura në media:

PS duhet të sqarojë nëse ka vendosur të bëjë pazar për Reformën Zgjedhore. Në media referuar burimeve nga PS dhe grupi i Sali Berishës, është bërë e ditur se ka një dakordësi për të dështuar Komisionin e Reformës Zgjedhore në mënyrë që çështja të kalojë në Komisionin e Ligjeve ku socialistët kanë vendimarrjen me shumicë votash e sidomos ku opozitës i mohohet e drejta e Vetos, si garanci që PS të mos bëjë ligj zgjedhor të njëanëshëm duke peshkuar vota opozitare. Dihet se ata janë kundër votës së diasporës, votimit elektronik, listave të hapura, një zone elektorale. Nëse kjo është e vërtetë ky është një pazar në kurriz të shqiptarëve dhe për interesa të dy individëve që duan të mbajnë peng Shqipërinë, Rama dhe Berisha.

2. Në emër të PD nuk mund të flasë asnjë i emëruar apo i dëshiruar i Edi Ramës

Kujtojmë se gazetari Osmani Stafa zbardhi negociatat e ‘fshehta’ gjatë takimit që zgjati 3 orë ku ishin të pranishëm Bledi Çuçi, Gazment Bardhi, Dashamir Shehi dhe Mesila Doda.

Gjatë mbledhjes, kryetarja e Kuvendit u ka kërkuar kryetareve të grupeve parlamentare që të gjejnë një zgjidhje për krizën parlamentare. Palët kanë nisur negociatat për zgjidhjen e ngërçit politik pas 5 muajsh.

Sipas burimeve, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar ngritjen e disa komisioneve hetimore parlamentare, bashkëkryetarin e reformës zgjedhore, si dhe të merren në konsideratë nismat ligjore të propozuara në Kuvend nga deputetët e opozitës.

Negociatat mes palëve politike, duket se jenë nxitur edhe nga faktori ndërkombëtar, ku bëhet me dije, se eksponentë të të dyja kampeve, janë ftuar nëpër seli diplomatike dhe u është kërkuar të gjejnë rrugën për zgjidhjen e krizës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re