Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Shtetit për Evropën të Gjermanisë, Michael Roth.

“E falënderova për mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë dhe qasjen shumë largpamëse për Ballkanin Perëndimor.” – u shpreh Cakaj në një reagim në Facebook lidhur me bisedën e zhvilluar.

Gjithashtu, Kryediplomati theksoi se gjatë bisedës, me Ministrin Roth ndanë pikëpamje të njëjtë lidhur me progresin përmbajtjesor të Shqipërisë dhe domosdoshmërinë e çeljes së bisedimeve për anëtarësim në BE një orë e më parë.

Roli i Gjermanisë në mbështetjen e reformave të brendshme dhe rrugëtimin evropian të Shqipërisë, sipas Kreut të diplomacisë, është i pazëvendësueshëm.

“Nuk ka asnjë alternativë tjetër veç punës së shtuar në drejtim të anëtarësimit në BE.”- përmbylli Cakaj reagimin e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re