Vendet e Ballkanit e kanë ende mundësinë e hapur për integrim në Bashkimin Evropian.

Samiti i gjashtë i zhvilluar në Poznan, i njohur si procesi i Berlinit, është konsideruar si hapësirë e mirë për dialogun pasi takime të tilla nuk janë të shpeshta. Fokusi kryesor ka qenë integrimi i vendeve të Ballkanit.

Kryeministri, Edi Rama, është takuar me kryeministrin francez Eduar Filip dhe me përfaqësues të delegacionit gjerman.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Në fokus për mua ka qenë domosdoshmëria e një vendimi pozitiv të Këshillit në muajin Tetor. 

Është fare e qartë se vendimi i Tetorit lidhur me çeljen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është një vendim që varet nga subjektivitet politik i shteteve anëtarë dhe jo objektiviteti teknik i arritjeve tona.

Andrej Duda, presidenti i Polonisë, ka kritikuar BE për shtyrjen e çeljes se negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për në vjeshtë.

Ai ka vlerësuar reformat e ndërmarra nga këto 2 vendeve çka sipas tij, duhet te ishte një arsye kyçe qe ato te kishin nisur tashme procesin e përgatitjes për anëtarësimin.

Andrej Duda president i Polonisë: Bashkimi Europian nuk duhet t’i trajtojë vendet e Ballkanit në këtë mënyrë, në një kohë kur ato po ndërmarrin reforma të vështira, që kanë si qëllim integrimin në të ardhmen. Këto vende kanë protestuar kriteret për të çuar përpara bisedimet”.

Nga ana e saj, kancelarja Merkel theksoi se Ballkani ka bërë progres të dukshëm por ka ende punë për të bërë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re