Presidenti Ilir Meta ka zbuluar sot se ka pasur një telefonatë me kryedemokratin Lulzim Basha ku ka biseduar në lidhje me situatën politike dhe ngërçin politik për reformën zgjedhore.

Ai bëri të ditur se ka qenë Basha që i telefonuar dhe është diskutuar për situatën politike.

Më herët në qëndrimin e tij, Meta deklaroi se e cilësonte si pozitive faktin se opozita u tërhoq nga kushti kryesor që ishte ai krijimit të qeverisë tranzitore.

“Nuk kam qenë pjesë e diskutimeve dhe nuk e shoh të arsyeshme që të bëhem, apeloj për konsensus sa më të shpejtë, është detyrim për qytetarët shqiptarë që të kenë sa më shumë siguri që vota e tyre do të jetë e lirë dhe e barabartë. Është detyrim  ndaj procesit të integrimit, data 8 qershor është shumë e rëndësishme dhe shpresoj që të arrihet sot, nesër apo ditët e ardhshme, që KE të shënojë një rezultat pozitiv. Duket se ka një progres, dhe duket se cështja ka mbetur për mirëbesim te disa aspekte dhe elementë që kurrësesi nuk duhet të rrezikojnë konsensusin. Opozita nuk ka vendosur si kusht një qeveri transitore dhe mendoj se mospasja e një kushti të tillë e bën konsensusin të mundshëm. Shpresoj që të kemi një lajm pozitiv sa më shpejt”, deklaori Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re