Ndërsa na ndajnë vetëm pak orë nga vendimi për hapjen e negociatave, ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli e ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora tha se Shqipëria i ka bërë gjërat mirë dhe për këtë arsye ne jemi në një pozicion fitues.

Sipas Kodhelit, shqiptarët nuk shkojnë në Evropë si qytetarë të dorës së dytë, apo si lypsare, por shkojmë me vlerën dhe traditën tonë.

“Është një moment i vështirë për shumëkënd. BREX-it, rikonceptimi i Macron për një Evropë tjetër, i komplikon gjërat. Duhet të jemi krenarë dhe për arritjet tona. Ne nuk shkojmë në Evropë si lypsarë, apo qytetarë të dorës së dytë. Ne shkojmë me traditën tonë.

Evropa ka qenë e turbullt edhe në vendimmarrje të tjera të rëndësishme dhe nuk ka qenë domosdoshmërisht ajo që i ka prerë drutë shkurt. 

Ne do bëjmë përpjekjen tonë duke pasur miq të mirë që është Evropa dhe një perëndim më i largët akoma. Vlerat tona i shtohen atyre Evropaine. 

Ne jemi në një pozicion fitues se i kemi bërë gjërat mirë. Bundestagu ka qenë i qartë, ka pasur një ekspertizë të thellë për të na shtruar në tryezë dy gjëra për ta kapërcyer krizën. 

Këto kanë qenë Gjykata Kushtetuese dhe Kodi i ri zgjedhor. Kriza kanë edhe vende të tjera, por mënyra se si e zgjidhin është e ndryshme. Ne si shqiptarë nuk duhet të jemi disfatistë”, deklaroi Kodheli.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re