Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka pranuar kërkesën e opozitës që negociatat me opozitën për presidentin e ri do të zhvillohen nesër nën praninë e medieve.

Gjithashtu Balla, tha se ka ardhur koha që opozita nëse ka 20 firma deputetësh të bëjë propozimet e para me emrat e kandidatëve për President. Sipas Ballës në negociata duhet të kenë të drejtë që dy palët të propozojnë emrat e kandidatëve për kreun e ri të shtetit.

“Zhvilluam takime me dy grupet më të mëdha të grupeve parlamentare, ju ishit prezent gjatë bisedës që zhvilluam sot dhe shpresoj që nga PD të ketë fleksibilitet dhe gatishmëri për konsensus. Fleksibiliteti ka të bëjë me një dokument që kanë paraqitur dhe unë kam shprehur gatishmërinë që të bisedojmë dhe të drejtën e propozimit ta kemi të gjithë jo vetëm opozita. Është diçka e mirë që ne kemi mundësinë që të komunikojmë dhe shpresojmë që nga dialogu vijnë produkte pozitive”, tha fillimisht Balla.

Pyetje: Negociatat për presidentin, a do të kenë të njëjtin sukses si “17 maji”?
“Unë po them që sot është konferenca e kryetarëve dhe kam propozuar që të takohemi në orën 18:00 dhe kemi qenë të përpiktë me kolegët Spiropali , Pampuri dhe Alibeaj. Alibeaj ka kërkuar që ky takim të zhvillohet në praninë e medieve kështu që nesër merrni masat që të jeni dhe ju prezent për ta dëgjuar pozicionin tonë në këto negociata. Nëse ka pak gatishmëri për tu përfshirë seriozisht në proces dhe fleksibilitet për të pranuar diçka që është themelore për të bërë propozime me emrat. Opozita të vijë me propozime. A i ka 20 firma opozita për kandidatin? Nëse i kanë të bëjnë propozimin e emrit”, tha Balla.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re