Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas takimit të kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla me krerët e grupeve parlamentare të opozitës Gazment Bardhi, Dashamir Shehi e Mesila Doda për të diskutuar zgjidhjen e situatës së krijuar në parlament.

Teksa i quan diskutime sekrete, Alibeaj i kërkon Partis Socialiste të sqarojë nëse ka vendosur që të bëjë Pazar për Reformën Zgjedhore.

Lexo edhe :Related Posts

Alibeaj: Dy sqarime që publiku ka nevojë t’i dijë lidhur me negociata sekrete apo marrëveshje okulte të përfolura në media: PS duhet të sqarojë nëse ka vendosur të bëjë pazar për Reformën Zgjedhore. Në media referuar burimeve nga PS dhe grupi i Sali Berishës, është bërë e ditur se ka një dakordësi për të dështuar Komisionin e Reformës Zgjedhore në mënyrë që çështja të kalojë në Komisionin e Ligjeve ku socialistët kanë vendimarrjen me shumicë votash e sidomos ku opozitës i mohohet e drejta e Vetos, si garanci që PS të mos bëjë ligj zgjedhor të njëanëshëm duke peshkuar vota opozitare. Dihet se ata janë kundër votës së diasporës, votimit elektronik, listave të hapura, një zone elektorale. Nëse kjo është e vërtetë ky është një pazar në kurriz të shqiptarëve dhe për interesa të dy individëve që duan të mbajnë peng Shqipërinë, Rama dhe Berisha. Në emër të PD nuk mund të flasë asnjë i emëruar apo i dëshiruar i Edi Ramës./ 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re