Ish-kryetari i Komisionit të Integrimit, Genc Pollo duke e cilësuar si një vendim pozitiv rezolutën e miratuar nga grupi parlamentar CDU/CSU, shprehet se kushtet e reja të vendosura nga Gjermania tregojnë se kemi bërë hapa pas.
Në një postim në Facebook, Pollo thekson se Maqedonia po miratohet pa kushte në lidhje me integrimin në BE.
“Vendim pozitiv në parim i Grupit Parlamentar CDU/CSU. Shqipëria nuk mund të lihej vetëm e as të veçohej krejt nga Maqedonia. Por 9 kushtet që të hapen praktikisht negociatat, perfshi edhe ato të rejat pêr votimet e 30 tetorit, dëftojnë se kemi bêrë hapa prapa. Maqedonia po miratohet pa kushte.”