Presidentja e re e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen, është shprehur pozitive në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë në Veriut, në Bashkimin Europian.

Në një intervistë për gazetën gjermane Spiegel, ajo ka deklaruar se Evropa duhet t’i shtrëngojë dorën këtyre dy vendeve.

“Ne duhet të hapim negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sapo Këshilli Evropian të arrijë në përfundimin se kriteret janë përmbushur. 

Duhet t’u shtrëngojmë dorën këtyre dy vendeve. 

Nëse i mbyllim derën këtij rajoni, ne vetëm dëmtojmë veten’, deklaron der Leyen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re