Kryeministri Edi Rama foli nga Saranda për debatin e ditëve të fundit në lidhje me marrëveshjen me Greqinë.
 
Në takimin me minoritetet në fshatin Karahaxh, Rama theksoi se kërkohet një marrëveshje e re me Greqinë që të jetë e barabartë për të dy palët.
 
“Greqia është e vetëdishme për ligjin e luftës me Shqipërinë dhe ky është fakt me pasoja negative. Shfuqizimi i këtij ligji nga parlamenti grek është arritje. Kemi berë një investim të jashtëzakonshëm për marrëveshje të re dhe të barabartë për të dyja palët. Marrëveshja e re e detit do të jetë e drejtë dhe do të pasqyrohet në hartë. Tashmë secili do të ketë mundësi që me mendjen e tyre e jo te partive, apo atyre që përcjellin lajme të rreme të gjykojnë midis pamjes së detit në marrëveshjen që ishte dhe që do të kemi.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re